Twitter mbyll profilin fals të Presidentit Putin

Twitter ka mbyllur një llogari që pretendohet se ishte adresa zyrtare në gjuhën angleze e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Bëhet fjalë për llogarinë @putinRF_eng, për të cilëin zyrtarët rusë kishte dërguar një raport pranë Twitter duke sqaruar se ky profil nuk i përket Presidentit rus, por është fals.

Kjo llogari ishte krijuar në vitin 2012 dhe kishte 1 milion ndjekës. Profili publikonte foto të Presidentit Vladimir Putin gjatë daljeve të tij publike në aktivitete zyrtare. Shumë prej mbështetësve të Putin besonin se kjo llogari në Twitter ishte reale. Madje ishte përdorur si referencë edhe nga BBC dhe media të tjera.

Por, pas marrjes së informacioneve nga zyrtarët rusë, Twitter mbylli këtë llogari pasi nuk administrohej nga Presidenti Putin apo persona të tjerë të autorizuar prej tij.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU