Turqia, sërish pro Katarit

Turqia mund të përmbushë të gjitha nevojat e Katarit, raporton TRT Haber duke cituar Ministrin e Ekonomisë të vendit Nihat Zeybekci.Zeybekci bëri vërejtjet në forumin e biznesit Turqi-Katar në provincën turke të Izmirit, transmeton portali arbresh.info.

Ai theksoi mundësitë e investimeve të kompanive të Katarit në sektorët e ndryshëm të Turqisë.Zeybekci shtoi se kompanitë turke gjithashtu do të marrin pjesë aktive në investimin në ekonominë e Katarit.

Shuma totale e investimeve të Katarit në botë është 335 miliardë dollarë, ndërsa investimet e Katarit në Turqi – 18 miliardë dollarë.

Egjipti, Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan për thyerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin më 5 qershor, duke akuzuar Dohën për mbështetjen e organizatave terroriste dhe destabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU