Albanian Open 2018, kampionati ndërkombëtar i tenisit për seniors u zhvillua për herë të parë në Tiranë me mbështetjen e Telekom Albania. Aktiviteti 3 ditor shënoi një moment të rëndësishëm për sportin e tenisit në Shqipëri. Federata Shqiptare e Tenisit bëri të mundur që kampionati të ngjitet një nivel më lart, duke e futur Shqipërinë në hartën e kampionateve me pjesëmarrje ndërkombëtare.
Niveli i lartë i mbi 50 tenistëve pjesëmarrës, vuri përballë njëri-tjetrit lojtarë shumë të mirë duke i bërë të paparashikueshme rezultatet deri në momentin e fundit.
Finalistët ishin nga trevat shqiptare, duke treguar se ky sport po shënon progres dhe gradualisht do të zërë vendin që i takon. Çmimet e para i fituan Elonia Gjata nga Shqipëria dhe Jeton Hajdari nga Kosova. Ndërsa në ndeshjet çift fituan Jeton Hajdari dhe Naim Shehu. Vendet e dyta i fituan Anila Luma dhe Genci Cakciri, të dy nga Shqipëria. Ndërsa në lojën çift, në vendin e dytë dolën Genci Kakciri dhe Shpetim Hoxha nga Shqipëria.
Albanian Open 2018, mbështetur nga Telekom Albania, është piketa e parë, pasi vit pas viti ky turne do vijojë të sjellë lojtarë cilësorë përballë njëri – tjetrit, nga të gjitha vendet e botës.