Turku i arrestuar me pasaportë false në Durrës ishtë në kërkim për terrorizëm

Shtetasi turk i cili u arrestua 4 ditë më parë në Portin e Durrësit, ku bashkë me familjen e tij tentuan të kalonin kufirin me pasaporta të falsifikuara ishte i shpallur në kërkim për organizatë terroriste.

Policia sqaron se “Pas hetimeve të kryera në bashkëpunim më Zyrën e Interpolit Tiranë u evidentua se shtetasi turk Muhammed Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste dhe kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale Turke. Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.R.K.M. Durrës bënë arrestimin e përkohshëm të tij, duke kryer te gjitha procedurat e duhura ligjore me qëllim esktradimi drejt Turqisë”

Muhammed Aydogmus 39 vjeç, banues në Turqi, u arrestua më datë 08.10.2017 dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të  bashkëshortess ë tij, pasi së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë me pasaporta , të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.

“Më datë 11.10.2017, në ngarkim të tij gjykata vendosi masës e sigurisë “Detyrim paraqitje dhe lënie garancie pasurore”për veprat penale ” Fallsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave ” dhe” Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”parashikuar në nenet 189 dhe 297  të Kodit Penal.

Po më datë 11.10.2017, pas njoftimit të marrë nga Interpol Tirana u kryen procedurat mbi arrestimin e përkoshëm të tij, pasi kërkohej nga shteti turk për organizatë terroriste”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme .

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU