Turistët gjermanë me biçikleta në qafën e Llogarasë, aksidentohet 71-vjeçari

Gjatë ditës së sotme një grup turistësh të huaj kanë pësuar dëmtime në zonën e Llogarasë ku kishin shkuar për të pushuar, pasi janë rrëzuar nga biçikletat.

Sipas Policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20. Turistët ishin duke udhëtuar me biçikletë në zbritje të Llogarasë drejt fshatit Dukat.

Njëri prej tyre, një shtetas gjerman U.Sh 71 vjeç, është rrëzuar dhe është dëmtuar në njërin krahë.

I dëmtuari u dërgua në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU