Tsipras i premton Vuçiçit qendrim të palëkundur për Kosovën

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka shkuar në Beograd për një vizitë zyrtare dhe bashkë me homologun e tij serb, Alekdandar Vuçiq, janë marrë vesh për krijimin e një këshilli të lartë, i cili do të takohet këtë vit dhe ku do të diskutohet për forcimin e marrëdhënieve të të dy vendeve.

Kryeministri grek tha në Beograd se të dy popujt janë të lidhur nga traditat, historia, kultura dhe lidhjet shpirtërore dhe se Greqia do të ketë “një pozicion stabil ndaj Kosovës”, raporton B92.

“E ardhmja e Ballkanit mund të ndërtohet vetëm mbi themelet e së drejtës ndërkombëtare, e jo ndërhyrjeve, me shkeljen e rregullave. Në Ballkan, nuk ka më vend për gjëra të tilla”, tha ai.

Tsipras, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, tha se të dy kryeministrat kishin bisedime konstruktive dhe theksoi rëndësinë e respektit reciprok.

“Theksova se paqja dhe stabiliteti krijohen me zgjidhje të përbashkëta e të pranueshme për të gjitha palët. Greqia do të mbetet e qëndrueshme në pozitën e saj, e cila është e lidhur me respektimin e parimeve në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha Tsipras.

Ai deklaroi se Athina zyrtare do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në rrugën e saj evropiane, dhe se do të insistojë në përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, të cilat këtë vit shënojnë 150-vjetorin e tyre.

Vuçiq, nga ana e tij, ka përkrahur pjesëmarrjen e Greqisë në procesin e Berlinit dhe ka falënderuar Athinën për mospranimin e pavarësisë së Kosovës. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU