Tsipras fut në qeveri ‘armiqtë’, nuk lëvizin vetëm ministrat e rëndësishëm

Kabineti qeveritar në Greqi ka ndryshuar “faqe”, me kryeministrin Aleksis Tsipras që ka bërë një riformatim të gjerë dhe deri diku “të rrëmujshëm” të qeverisë së tij.

Mediat greke i cilësojnë ndryshimet e fundit të Tsipras në rang ministrash dhe zv/ministrash si një “katrahure”, teksa është ruajtur linja kryesore e establishmentit grek, me ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos, ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias dhe Ministrin e Financave Euklidi Tsakalotos, që mbeten shtyllat kryesore, duke u rikonfirmuar në detyrë.

Por ajo çka bie në sy është fakti se Tsipras ka përfshirë në kabinet “armiqtë” e tij të dikurshëm politik, nga PASOK dhe Neo Demokracia që iu bashkuan SYRIZA-s më vonë. Këtu përfshihen emra të rëndësishëm eurodeputetësh, si Olga Gerovasili e cila është emëruar Ministre e Mbrojtjes së Qytetarëve, ndërsa më parë ka qenë nënsekretare dhe deputete e Demokracisë së Re.

Një post e ka marrë edhe Katerina Papakosta, që i përket të ashtuquajturit “klima Karamanlis.” Pas hapjes në të djathtë, Alexis Tsipras u hap edhe në qendër, duke zgjedhur Mariliza Xenogiannakopoulou, për portofolin e Departamentit Administrativ të Rindërtimit. Ajo u shfaq në skenën politike papritmas si e favorizuar nga ekipi i George Papandreou.

Edhe Fotis Kuvelis mbetet në qeveri si Ministër i Transportit dhe Tregtisë, pasi Panagiotis Kouroumblis doli jashtë kabinetit. Ndryshim radikal ka pësuar Ministria e Zhvillimit Rural, ndërsa ministria e Brendshme merret nga Alexander Haritsis, i cili konsiderohet nga personat shumë të besuar të kryeministrit Tsipras.

Lista e ministrave të rinj:  

Ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit, Ioannis Dragasagis
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Olga Gerovassilis
Ministria e Brendshme, Alexis Charitsis
Ministria e Arsimit, Konstantinos Gavroglou

Zv/ministre e Mbrojtjes së Qytetarit Katerina Papakosta (Grekët e Pavarur).

Zv/ministre për Maqedoninë/Thraken – Katerina Notopulu

Përbërja e qeverisë:

1.    Zëvendëskryeministër: Yannis Dragasakis

2.    Ministria e Brendshme: Aleksandros Haritsis

3.    Ministria e Mbrojtjes Civile: Olga Gerovassilis

4.    Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit: Yiannis Dragasagis

5.    Ministria e Politikave Dixhitale, Telekomunikacionit dhe Informacionit: Nikos Pappas

6.    Ministria e Mbrojtjes: Panos Kammenos

7.    Ministria e Arsimit, Kërkimit dhe Çështjeve Fetare: Kostas Gavroglou

8.    Ministria e Punës, Sigurisë Sociale dhe Solidaritetit Social: Efi Achitsoglou

9.    Ministri Alternativ i Solidaritetit Social: Theano Fotiou

10.  Ministria e Punëve të Jashtme: Nikos Kotzias

11.  Ministria e Drejtësisë, Transparenca dhe të Drejtat e Njeriut: Michalis Kalogirou

12.  Ministria e Financave: Euklid Tsakalotos

13.  Ministria e Shëndetësisë: Andreas Xanthos

14.  Ministria e Rindërtimit Administrativ: Mariliza Xenogiannakopoulou

15.  Ministria e Kulturës dhe Sporteve: Myrsini Zorba

16.  Ministria e Mjedisit dhe Energjisë: Giorgos Stathaki.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU