Trumpi e tejkalon, por Anglia ia kthen: E vendosim vetë ambasadorin

Britania e Madhe e ka hedhur poshtë sugjerimin e papritur të presidentit të sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, që aktivisti i “Brexit” Nigel Farange të bëhet ambasador i Britanisë në Uashington, duke thënë troç se nuk ka vend të punës të lirë për ambasador në SHBA.

Trump, i cili pas fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA, u takua me Farage para se të takohej me cilindo nga liderët e BE-së, shkroi në Twitter: “Shumë njerëz do të donin ta shihnin Nigel Farange duke e përfaqësuar Britaninë e Madhe si ambasador në Shtetet e Bashkuara. Ai do ta bënte punën për mrekulli.”

Por, kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e cila e uroi Trumpin për fitore, ishte e shpejt për ta kundërshtuar propozimin shumë jo diplomatik të Trumpit.

“Nuk ka vend të lirë punë,” ka thënë një zëdhënës i qeverisë britanike, pasi që ishte pyetur për propozimin e Trumpit.

“Veçse e kemi një ambasador të shkëlqyer në SHBA,” ka thënë ai.

Në epokën moderne, është e pazakontë që një lider të publikisht t’iu sugjerojnë vendeve të huaja se kë ata duan ta shohin si ambasador.

Farage, lider i Partisë së Pavarur të Britanisë (UKIP), ka qenë njëri nga figurat kryesore që ka kontribuar në largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU