Trump viziton kufirin: Së shpejti mund të shpall emergjencë

Presidenti i SHBA Donald Trump ka kërcënuar përsëri se do të shpallë emergjencën kombëtare për t’i dhënë fund debatit për ndërtimin e murit pa miratimin e Kongresit.

“Unë kam të drejtën absolute për të deklaruar një emergjencë kombëtare,” u tha ai gazetarëve.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka mohuar raportet se po shqyrton fondet e devijuara për projektet e rindërtimit.

Grindja politike mbi financimin e murit të madh e ka lënë qeverinë amerikane pjesërisht të mbyllur duke lënë 800,00 punonjës federal pa pagesë.

Presidenti Trump ka refuzuar të nënshkruajë legjislacionin për të financuar dhe rihapur qeverinë në qoftë se nuk përfshin 5.7 miliardë dollarë për një pengesë fizike përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU