Trump: Vdekje vrasësve të policëve! (Kritikat e ashpra për FBI-në)

Presidenti Donald Trump bëri thirrje për dënimin me vdekje të të gjithë atyre që shpallen fajtorë se kanë vrarë oficerë policie.

Duke folur në Akademinë Kombëtare të FBI në Virxhinia, Trump përsëriti premtimin e bërë gjatë fushatës se do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv që të kërkonte dënimin me vdekje për vrasësit e policëve.

Ndërkohë që ai nuk kurseu as kritikat për FBI-në.

Ai tha se “është e turpshme ajo që ka ndodhur” me FBI-në, duke e quajtur “me të vërtetë të turpshme” mënyrën se si u trajtua hetimi rreth çështjes së serverit privat të zonjës Hillary Clinton.

“Ne do ta rindërtojmë FBI-në,” tha presidenti Trump.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU