Trump sulmon Google: Më nxjerrin vetëm lajmet e këqija…

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar së fundi motorin e kërkimit “Google”, teksa ka thënë se është i trukuar.

Përmes një “cicërime” në Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë thekson se rezultati i kërkimit me fjalët “Trump News” tregojnë vetëm njoftime të medieve që, sipas pikëpamjes së tij, përhapin lajme të rreme.

Në këtë mënyrë, – shpjegon ai, – thuajse të gjitha ngjarjet dhe njoftimet janë të këqija.

“CNN-i spikat mbi të gjitha! Republikanët/konservatorët dhe mediet e paanshme janë të përjashtuara. I paligjshëm?”, shkruan ai.
Në një tjetër postim, manjati shton se “96% e rezultateve mbi kërkimin ‘Trump News’ vjen nga mediet kombëtare të së majtës, e kjo është shumë e rrezikshme”.

Sipas presidentit amerikan, motori i kërkimit po shtyp zërat e konservatorëve dhe po fsheh informacionet dhe lajmet e mira.

“Po kontrollojnë gjithçka që mund dhe nuk mund të shohim. Kjo është një situatë tejet serioze. Duhet të përballemi edhe me këtë”, përfundon komentin e tij, Donald Trump.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU