Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un, kanë nënshkruar mëngjesin e kësaj të marte, një marrëveshje të përbashkët për denuklarizimin e Koresë së Veriut
Fotot e dokumentit të nënshkruar nga Presidenti Trump tregojnë se udhëheqësit ranë dakord të “punojnë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean”.
Dokumenti tregon se udhëheqësit do të punojnë per krijimin e “marrëdhënieve të reja” mes dy vendeve.
Ja çfarë përmban dokumenti
“Presidenti Trump dhe Kim Jong Un zhvilluan një takim gjithëpërfshirës, të thellë dhe të sinqertë mbi çështjet që lidhen me vendosjen e marrëdhënieve të reja SHBA-Kore e Veriut dhe ndërtimin paqes në gadishullin Korean. Presidenti Trump ofroi garanci per sigurine e Korese dhe kryetari Kim Jong Un konfirmoi angazhimin e tij të palëkundur për të përfunduar denuklarizimin e Gadishullit Korean”
Presidenti Trump tha se procesi i denuklarizimit për Korenë e Veriut do të fillojë “shumë, shumë shpejt”.
“Bota do të shohë një ndryshim të madh”, vazhdoi ai
Kina nxitoi ta përshëndeste samitin e rrallë, duke deklaruar se: “Fakti i thjeshtë që dy liderët arritën të ulen së bashku e të angazhohen në mënyrë të barabartë në bisedime është i rëndësishëm, pozitiv e çel një faqe te re ne histori”.
Trump dhe Kim, shprehën mirënjohje reciproke ndaj njëri-tjetrit për takimet, dhe presidenti Trump tha se “absolutisht” do të ftojë Kim Jong Un-in për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.
Javanews/a.ç