Ditën e djeshme një modele hungareze rrëfeu lidhur me një ngacmim seksual që i ka bërë Trump në vitin 2013.
Kata Sarka, 30 vjeç, ka rrëfyer për mediat angleze se si e ftoi për seks Trumpi në Rusi.
“Më kapi dorën më dha kartvizitën e tij. Më ftoi ta vizitoja në dhomën e tij”, tregon Kata.
Ajo thotë se në atë kohë Trump kishte 8 vjet që ishte martuar me Melanian.
Sigurisht që Zonja e Parë e ardhshme nuk do jetë e kënaqur nga ky rrëfim.