Trump apelon bllokimin e dekretit migrator

Administrata e presidentit, Donald Trump njoftoi sot se do të apelonte pezullimin e pjesshëm, nga një gjyqtar federal i shtetit të Marilandit, të dekretit të dytë migrator që ndalon përkohësisht hyrjen në SHBA të refugjatëve dhe shtetasve të gjashtë vendeve myslimane.

Apelimi u depozitua para gjykatës federale të Greenbelt, në Maryland.

Çështja do të trajtohet nga Gjykata Federale e Apelit në Richmond (Virxhinia).

Gjyqtari, Theodore Chuang ndërpreu pjesërisht këtë dekret të enjten në mëngjes duke limituar masën e ndërprerjes së dhënies së vizave për gjashtë vende me shumicë myslimane.

Ai kishte theksuar se ky dekret i ri ishte konkretizimi, i parashikur prej shumë këhësh, i ndalimit të hyrjes në SHBA të myslimanëve./ /

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU