Tropojë/ Vetëvritet 40-vjeçari pasi plagosi nusen e xhaxhait e cila tentoi t’i merrte armën gjatë aktit të vetëflijimit

Një 40-vjeçar nga Tropoja i ka dhënë fund jetës gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës. Shtetasi Kujtim Hoxhaj 40-vjeç i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Para se të vetëvritej 40-vjeçari ka lënë të plagosur edhe nusen e xhaxhait H. Hoxhaj. Sipas policisë, dyshohet se ajo tentoi t’i hiqte armën nga dora viktimës teksa kryente vetëvrasje, por përfundoi vet e plagosur.

Fatmirësisht ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 40-vjeçari i mbetur i vdekur vuante nga depresioni./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU