Tronditet Vlora, një i vrarë dhe tre të plagosur në një lokal natë

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës mbrëmë, rreth orës 23:20, kur në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali, pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa të rinjve.

Si pasojë, ka mbetur i vdekur Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë. Si dhe janë plagosur 3 persona të tjerë. Sipas Policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur në një lokal nate me muzikë.

Policia e cila ka marrë sinjalin për të shtëna me armë, ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar për në spitalin e Vlorës tre të plagosurit, mes të cilëve dhe një femër.

Sipas mjekëve, 26-vjeçari Arsonel Llanaj ka marrë një plumb në arterien kryesore të këmbës dhe për kurim më të specializuar është dërguar në Tiranë.

Policia e Vlorës ka shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe janë ngritur pika kontrolli.

E shkuara e Ergys Gjioveshaj

Më 20 nëntor të vitit 2001 Ergys Gjioveshaj, në atë kohë 16 vjeç, sëbashku me Florian Mecen janë përfshirë në një konflikt me fjalë me një person Muharrem A, i cili ndodhej në një makinë përballë shkollës “Qemal Ataturk” në Vlorë.

Në vendngjarje ka qenë edhe Laert Alushi, i cili rreth 45 minuta më pas është takuar në Vlorë me Florian Mecen duke kerkuar prej tij sqarime lidhur me fyerjen e bere.

“Së bashku do ta zgjidhim ndryshe“ ishin fjalët e  Florianit të cilat u konkretizuan në mbrëmje kur edhe qëlluan Laert Alushin.

Në mbrëmjen e 20 nëntorit të 2001, Ergys Gjioveshaj, ka marrë automatikun që ndodhej në makinën e Florianit, dhe ka qëlluar me bresheri në drejtim të Laert Alushit, duke e dëmtuar atë fillimisht në këmbë dhe më pas në trup.

Gjioveshaj u dënua në vitin 2001 me 12 vjet heqje lirie nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për kryerjen e veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe vrasjes me paramendim, në bashkëpunim.

Ergys Gjioveshaj ka qënë në kërkim nga Interpoli dhe është ekstraduar nga Austria në qershor të vitit 2011 për të kryer dënimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Vlorë.

c.a

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU