Tronditëse, familja shqiptare u vra nga vajza e madhe

Familja e ekzekutuar në Dibër të Madhe, në Maqedoni është vrarë nga vazja e madhe e familjes, sipas portalit “Zhurnal.mk”.

Sipas burimeve të këtij portali, familja e ekzekutuar në Dibër të Madhe pak javë më parë teksa kishin ardhur me pushime, ka pasur edhe një vajzë tjetër e cila jetonte në Itali.

Viktimat janë Amid Pocesta 50 vjeç, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta 49 vjeçare dhe vajza e tyre Anila Pocesta 13 vjeçare.

Vajza me inicialet B.P fillimisht ka kryer vrasjet makabre në pragun e shtëpisë dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë. Ajo është kthyer sërish pasi “ka marrë lajmin” për vrasjen e familjes së saj.

Sipas burimeve jozyrtare për Zhurnal, ajo është ndihmuar në kryerjen e krimit edhe nga dy persona të tjerë, njëri nga qyteti i Gostivarit dhe tjetri nga Dibra, të cilët ndodhen në paraburgim së bashku me vajzën./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU