Tritoli në banesën e Gazmir Dacit, shpallet në kërkim Saimir Kolaveri

Disa ditë pas shpërthimit të një sasie eksplozivi në banesën e Gazmir Dacit në Bathore, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Saimir Kolaveri.

Mësohet se uniformat blu kanë shkuar në banesën e tij por nuk e kanë gjetur. Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar shtetasin Vilson Brahja i cili ka pranuar se e ka vendosur tritolin kundrejt parave.

Ai nuk e ka përmendur emrin e porositësit por ka deklaruar se personi në fjalë, i ka thënë se ishte banesa e tij dhe se e donte për azil.

Të gjitha dyshimet e hetuesve lidhen me emrin e Saimir Kolaverit, familja e të cilit është në hasmëri me familjen Daci. Kujtojmë se Gazmir Daci ka vrarë me armë Valmir Kolaverin dhe ka plagosur vëllain tjetër të tij Robert Kolaveri, i cili ka mbetur i paralizuar.

Pas shpërthimit, në një prononcim për mediat, babai i Gazmir Dacit akuzoi drejtëpërdrejtë për krimin Saimir Kolaverin, i cili është shpallur në kërkim tashmë.

Gazmir Daci i ka shpërtuar një atentati me snajper në burgun e Vaqarrit, ku po vuan dënimin për atentatin ndaj vëllezërve Kolaveri./a.m.

“Do paguajnë siç nuk e marrin me mend!” Babai i Dacit kërcënon familjen Kolaveri pas shpërthimit

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU