Tre shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel për kimi

Francezi Jean-Pierre Sauvage, britaniku J.Fraser Stoddart dhe holandezi Bernard Feringa e kanë fituar sot Nobelin në kimi për zhvillimin e makinave të vogla molekulare.

Këta tre laureatë do ta ndajnë çmimin prej 930.000 dollarë për dizajn dhe sintezë të molekulave me lëvizje të kontrollueshme, të cilat mund të kryejnë detyra kur energjia shtohet, kështu ka thënë Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencës, transmeton Express.

Kjo akademi ka thënë se makinat molekulare më shumë mundësi do të përdoren për zhvillimin e materialeve të reja, zbuluesve dhe sistemeve për ruajtjen e energjisë.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU