Trashëgimia kulturore/ Ministrja Kumbaro në seancë dëgjimore për projektin “Veliera” në Durrës

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka zhvilluar ditën e sotme një seancë dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit, për ndërtimet te “Veliera” në Durrës. Lidhur me këtë çështje ka patur debate të ndryshme ditët e fundit, nisur edhe nga shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile, pasi gjatë punimeve për sheshin e ri, janë gjetur fakte me rëndësi për trashëgiminë kulturore. Ministrja Kumbaro ka folur lidhur me zbatimin e legjislacionit për trashëgiminë kulturore. I pranishëm në këtë mbledhje të Komisionit, ishte edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
“Ishte në qëllimin tonë që kantieri të lihej i hapur në mënyrë që njerëzit ta shihnin edhe vetë vijimin e punimeve, por edhe zbulimin e këtyre objekteve arkeologjike. Nga fillimi i punimeve kemi vendosur dy kamera për të ndjekur në çdo moment punimet. Është e rëndësishme që çdo gjë të jetë transparente. Ne kujdesemi për trashëgiminë kulturore”, tha Dako.

Shoqëria Civile: Dako të ndalë punimet tek Torra Veneciane

Shoqëria Civile ka ngritur sot paradite shqetësimin në Komisionin e Medias mbi gërmimet që po bën Bashkia e Durrësit për ndërtimin e një sheshi, të cilat kanë nxjerrë në sipërfaqe objekte të çmuara të periudhës Mesjetare të Durrësit.

“Bashkia e Durrësit ka punuar pa leje mjedisore. Ka shkelur 3 nene të Kodit Penal. Kërkojmë zhvarrosjen betonit në këtë zonë, të anulohen punimet”.

Këto ishin disa nga kërkesat e përfaqësuesve të Shoqërisë Civile sot në Komisionin Parlamentar të Medias ku nga ana e tyre u kërkua ndërhyrja e menjëhershme e shtetit për të ndalur sipas tyre, katastrofën që po i bëhet të shkuarës.

“Bashkia duhet të gërmonte 200 m larg Torrës Veneciane. Projekti Veliera po nderohet 5 m largt. Një projekt që kushton 6 milionë euro”.

Sazan Guri theksoi se Bashkia e Durrësit nuk ka leje mjedisore për kryerjen e këtyre punimeve. “NUk posedon një leje mjedisore dhe për këtë dhe është gjobitur Vangjush Dako, por pak rëndësi ka gjoba në lekë se nuk ishte e madhe, 10 milionë lekë të vjetra krahasuar me dëmin që po bën”. Sipas Shoqërisë Civile, historia e Durrësit fshihet  që nën 10 cm e para të tokës.

“Nën 10 cm tokë gjenden 500 vjet histori, në 100 m 5 mijë vjet histori”.

Sipas Gurit, një krim tjetër mjedisor nuk janë vetëm gërmimet në zonën arkeologjike në Durrës por edhe inertet nga gërmimet që hidhen në det.

“Inertet nga gërmimet hidhen në mënyrë skandaloze në det. Ky është një tjetër shqetësim që ne kemi ngritur”.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU