E pranishme në konferencën ministeriale ‘Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qëndrueshëm’ ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin ka deklaruar se unioni vazhdon që të mbështesë Shqipërinë në promovimin e trashëgimisë kulturore. Vlahutin ka theksuar se investimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore është mënyra e vetme që të zhvillohet turizmi dhe ekonomia e vendit.
“Duhet të mbrojmë trashëgiminë kulturore. 4.5 mln Dollarë janë investuar nga BE në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri. UNESCO ka marrë në mbrojtje disa nga këto vlera të Shqipërisë. Kjo është mënyra e vetme që të zhvillohet turizmi dhe ekonomia e vendit.
Kalova dy ditë në Korçë dhe ajo ç’ka po bën BE është që po eksploron kulturat e ndryshme të Shqipërisë. Si në Shqipëri dhe rajon qytetet kanë sfidat për t’i bërë tërheqëse vendet, disa nga shqetësimet janë mungesa e investimeve dhe hartimi i politikave.Nuk lidhet gjithcka vetëm me bregdetin, shpresoj që të promovoni trashëgiminë.Jam rritur në Dubrovnik dhe është një bukuri dhe më ka krijuar një identitet dhe kjo është e vërtetë për shumë pika në rajon” u shpreh ambasadorja e BE.