Transgjinoren e fusin në burgun e grave, përdhunon dy të dënuara

I lindur si David Thompson, u kthye në femër dhe u bë Karen White.

Një transgjinore, e cila nuk kishte përfunduar ende transformimin në femër, pasi i duhej të bënte operacionin në organin gjenital, akuzohet për përdhunimin e një gruaje, në periudhën kur ishte ende burrë.

Ai/ajo përfundoi në burgun e femrave, por aty përdhunoi edhe dy të dënuara të tjera.

Është kjo ajo që ka ndodhur në Britaninë e Madhe, çka e detyroi gjyqtarin që ta spostojë White në burgun e meshkujve.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017, kur gruaja sulmoi në dy raste të ndryshme, shoqet burgut, në New Hall Prison, të Wakefield. Karen ndodhej në burg e akuzuar për përdhunim, por për të respektuar të drejtat e saj u dërgua në një burg për femrat.

Por këto ditë gruaja u dënua sërish, e akuzuar për përdhunimin e dy grave në qeli.

Pjesën tjetër të dënimit, Karen/David, do e vuajë në burgun e femrave/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU