Trajneri i Serbisë, Mladen Krstajiq pas humbjes nga Zvicra është ankuar për referimin.
Ai ka thënë se gjyqtari, Felix Brych e meriton të shkojë në Hagë të gjykohet, transmeton Koha.net. Serbia u mposht me dy golat e yjeve shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, që i siguruan fitoren “Helvetëve”, 1-2.
“U vodhëm. Gjyqtarit nuk do ia jepja asnjë karton të verdhë ose të kuq, do ta çoja në Hagë. Pastaj ata mund ta gjykojnë, ashtu siç na bënë neve”, ka thënë Krstajiq sot për mediat serbe, raporton AFP.
Krstajiq gjithashtu ka postuar një foto në Instagram ku është ankuar për drejtësi selektive ndaj serbëve.“Fatkeqësisht duke sikur vetëm serbët dënohen me drejtësi selektive, njëherë në Hagë, e në futboll me VAR-in”, ka shkruar ai, përgatiti Koha. (b.an)