Trajneri i Serbisë, Mladen Krstajiq pas humbjes nga Zvicra, 1-2, ka thënë se tani ekipi i tij duhet ta mposhtë Brazilin.
Serbia u mposht në Rusi me dy golat e shqiptarëve, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, që bënë paraqitje të jashtëzakonshme, transmeton Koha.net.
“Që nga dita e parë kur e kemi parë grupin shumë e kanë ditur se Brazili është favoriti i grupit dhe i kampionatit.
Por, duhet ta mposhtim Brazilin në ndeshjen e fundit pasi asgjë nuk është e pamundur, e respektojmë dhe e dimë se do të jetë e vështirë, por ata kanë pikë të dobëta dhe do të provojmë t’i shfrytëzojmë”, është shprehur ai. (b.an)