Trajneri i Izraelit: Me Shqipërinë duhet t’i zbatojmë siç duhet ‘detyrat’

Pas konferencës për shtyp të trajnerit të Kombëtares shqiptare Kristian Panuçit dhe kapitenit Ansi Agolli, rradha për të folur në sallën e konferencave për shtyp i takoi trajnerit të Izraelit, Andreas Herzod.

Për teknikun e Izraelit përballja ndaj kuqezinjve do të jetë mjaft e vështirë, por ai theksoi se ekipi i tij i ka të gjiha mundësitë për të dal me fitore nga ky takim.

“Mendoj se skuadra është gati dhe pres të shkojë çdo gjë mirë për ne në këtë ndeshje. Do të kemi sukses kur të mësojmë të luajmë bashkë të gjithë, kur të bëjmë lojë kolektive. Ne gjithmonë kemi pasur kualitet për t’i fituar ndeshjet, por duhet të zbatojmë si duhet detyrat.

Liga e Kombeve është një mundësi shumë e madhe për të dyja kombëtaret, Shqipërinë dhe Izraelin. Shpresoj të marrim një rezultat pozitiv. 

E dimë që Shqipëria ka disa lojtarë të rinj dhe do të shikojmë si do të shkojë ndeshja. Të dyja skuadrat janë të forta, edhe pse të ndryshme nga njëra-tjetra.

E dimë që Shqipëria është e fortë. Ne kemi fituar këtu dy vjet më parë, por edhe Shqipëria ka fituar në Izrael. Kemi shanset tona për të fituar në këtë ndeshje.

Edhe Skocia, skuadra tjetër që kemi në grup, është e fortë dhe do të na hapë punë”, u shpreh trajneri i Izraelit Andreas Herzod.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU