Ernesto Valverde lavdëroi aftësinë konkurruese të Lionel Messit, ndërsa e quajti pasurinë më të madhe superstarin e Barcelonës.
Messi konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, pasi ka fituar pesë “Topa të Artë” dhe 32 tituj me Barcelonën.
Sulmuesi 31-vjeçar, golashënuesi kryesor i Barcelonës, po shijon një tjetër sezon “pjellor”, falë 21 golave në të gjitha garat. Argjentinasi, gjithashtu, ka grumbulluar 10 asiste deri tani.
Barcelona është në krye të tabelës së klasifikimit të La Liga-s në fillim të këtij viti, me tri pikë më shumë se Atletico Madrid.
Trajneri Valverde thotë se shpirti konkurrues i yllit të tij e vendos skuadrën në udhëheqje të La Liga-s. “Ajo që unë do të nxjerr në pah më shumë për Leo Messin është ndjenja e tij e madhe e përgjegjësisë për ekipin, – tha trajneri për “Barca TV”.
– Këtë e tregon në çdo ndeshje në çdo garë. Ajo që bën ai është tepër e vështirë, por Leo nuk ndalet, përsëri e përsëri. Kjo do forcë të madhe mendore.
Unë kurrë nuk kam njohur askënd me një frymë të tillë të mrekullueshme konkurruese”.
Trajneri Valverde ishte plot me lavdërime për Ousmane Dembele. 21-vjeçari kishte betejat e tij më 2018, por u bë i gjallë në fund të vitit që kaloi.
Dembele shënoi tri herë në katër ndeshjet e fundit të klubit katalanas para Krishtlindjeve, duke përfshirë golin e vetëm për të tijtë në barazimin 1-1 të Ligës së Kampionëve me Tottenhamin, për të mbyllur fazën e grupeve.
“Ne gjithmonë kemi thënë se Dembele është një lojtar i talentuar. Ne donim ta shihnim atë talent në fushë. Dhe këtë vit do të shohim shumë, nga ajo që ka për të ofruar. U shpresoj shumë”./a.cupaj