Tragjike në Itali/ Vdes punëtori shqiptar, plagoset vëllai i tij

Një punëtor shqiptar në Itali ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:35 në Torino, kur platforma ku kishin hipur dy punonjësit shqiptarë për të prerë pemët, pësoi defekt dhe u rrëzua.

Viktima është identifikuar si Rami Nazeraj 40 vjeç. Mediat italian shkruajnë se shqiptari është vëllai i viktimës. Ai ka mbetur i plagosur dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti në punë që shkaktoi vdekjen e shqiptarit dhe plagosjen e punëtorit tjetër.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU