Tragjedia, Valbona mori leje nga puna, po i çonte vajzat te mjeku

Mëngjesi i djeshëm ka qenë i zi për Valbona Ndreun, nënën e dy vajzave e cila fatkeqësisht njërën prej tyre nuk do ta shohë më kurrë.

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, i mori jetën 7-vjeçares, por edhe një 29-vjeçari që po ecte me biçikletë. Gjithashtu, mbeti e plagosur Valbona Ndreu, si dhe vajza tjetër e mitur.

Report TV raporton se 29-vjeçarja punonte në një fabrikë këpucësh dhe se ditën e djeshme kishte marrë leje për të vizituar të bijat tek mjeku. Në momentin që ajo po priste të kalonte rrugën, u përplas nga makina që drejtohej nga 38-vjeçarja Rozina Koleci./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU