TRAGJEDIA NE POGRADEC/ Gruaja vret burrin e më pas veten, zbardhen emrat e çifitit

Një konflikt mes çiftit të bashkëshortëve ka sjellë një tragjedi në një familje në fshatin Velçan të Pogradecit. Në sherr e sipër, gruaja 23 vjeç ka goditur burrin 26 vjeç me dru pas koke duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Trupat e pajetë të Fatbardha dhe Erzen Tora janë gjetur të pajetë në mesnatë rreth orës 00:10 në një kasolle pranë banesës së tyre. Burrë e grua jetonin në banesë vetëm me dy fëmijët e tyre të mitur.

Hetimet
Nga hetimet paraprake, dyshohet se këta shtetas gjatë natës janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri-tjetrin.

Më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, konkretisht në një kasolle (pronë e tyre) ku shtetasja F.T dyshohet të ketë goditur në kokë, me mjet të fortë (dru) bashkëshortin e saj, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Pas këtij veprimi, shtetasja F.T dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit.Konflikti mendohet të ketë ndodhur, për motive të dobëta, midis dy bashkëshortëve.

Trupat e tyre janë transportuar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku pritet të kryhet autopsia. Nga ana e Policisë, po kryhen gjithë veprimet e nevojshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në banesë jetonin vetëm me 2 fëmijët e tyre të mitur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU