Tragjedia në Itali, Ruçi letër ngushëllimi Senatit italian: Ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave!

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër ngushëllimi senatit dhe dhomës së deputetëve të Italisë pas tragjedisë në Genova ku humbën jetën dhjetëra njerëz.

Ruçi shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve dhe iu uron shërim të shpejtë të mbijetuarëve. Ai falënderon genovezët për mbështetjen ndaj shqiptarëve dhe thotë se populli shqiptar ndan dhimbjen me ta.

“E nderuar znj. Presidente Casella,
I nderuar z. President Fico,
Në këto ditë dhimbjeje të madhe për popullin mik dhe fqinj të Italisë, shkaktuar nga katastrofa në Genova, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve njerëzore.
Të gjithë jemi këto ditë në Genova, pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre, pranë të lënduarve, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë dhe pranë zjarrfikësve heronj që luftojnë për të shpëtuar jetë.
Dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë.

Duke shprehur solidaritetin me popullin mik dhe fqinj italian, populli shqiptar nuk do të harrojë kurrë mbështetjen e familjeve dhe institucioneve italiane për shqiptarët dhe Shqipërinë. Bujaria e qytetarëve italianë dhe në veçanti e gjenovezeve, është në zemrat dhe mirënjohjen e çdo shqiptari”, thuhet në letrën e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU