Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit italian, Sergio Matarrella, për ngjarjen tragjike që ndodhi në qytetin e Gjenovës.
Në letrën drejtuar Presidentit italian, Meta shpreh trishtimin për humbjen e jetëve ndërsa thotë që Shqipëria dhe shqiptarët ndodhen pranë popullit italian, në këto momente të vështira.
“Në këto momente të vështira jam pranë jush, pranë popullit mik italian, qytetarëve të Genovas dhe të gjitha familjeve të lënduara nga kjo fatkeqësi. Ngushëllimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe urimi i sinqertë për një shërim të shpejtë për të lënduarit e kësaj katastrofe”, thotë Meta në letrën e ngushëllimit.
a.ç