Tragjedia në Itali, Meta mesazh homologut Mattarella: Jemi pranë popullit mik!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dërgon një mesazh homologut italian Sergio Mattarella, pas tragjedisë së sotme të ndodhur në Xhenova. Të paktën 35 persona humbën jetën pas shembjes së një ure në Xhenova. Meta në mesazhin e tij shpreh mbështetjen për popullin italian.

“I dashur President Mattarella, Jam shume i trishtuar nga humbja e jeteve si pasoje e ngjarjes tragjike ne qytetin e Genovas. Ne keto momente te veshtira jam prane jush, prane popullit mik italian, qytetareve te Genovas dhe te gjitha familjeve te lenduara nga kjo fatkeqesi. Ngushellimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar per familjet e viktimave dhe urimi i sinqerte per nje sherim te shpejte per te lenduarit e kësaj katastrofe” shkruan Meta.

MA.ME

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU