Tragjedia greke, zyrtarët tregojnë shkaqet e zjarrit vdekjeprurës

Në Greqi vazhdojnë hetimet në lidhje me zjarrin që dogji të gjithë zonën ku humbën jetën 85 njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë.

Fillimisht u përfol se zjarri ishte i qëllimshëm, por zyrtarët e kanë hedhur poshtë këtë aludim duke thënë se shkëndijat janë shkaktuar nga një shtyllë e tensionit të lartë.

Sipas ‘Protothema’, kryetari i Bashkisë Penteli në Atikën veriore, Dimtris Stergiou, ka thënë se zjarri filloi nga prerja e një kabllo të rrymës elektrike. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU