Tragjedia e radhës, i riu hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një tjetër rast vetëvrasjeje regjistrohet në vend. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar nga Durrësi me inicialet Q.Ll. i cili është hedhur vetë nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, në lagjen nr. 4 të qytetit. Siç bëjnë me dije burime zyrtare nga komisariati i policisë së Durrësit, “shtetasi Q.Ll. rreth 35 vjeç, banues në Durrës, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati 5-të i pallatit dhe ka vdekur”.

Po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes, thuhet më tej në informacionin paraprak të policisë lokale./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU