Trafikuan 20 mln euro drogë, arrestohen 18 shqiptarë në Itali, Gjermani e Shqipëri

Policia italiane dhe ajo gjermane kanë finalizuar një super operacion antidrogë në kuadër të të cilit janë shkatërruar dy banda trafikantësh që bashkëpunonin mes tyre.

Të paktën 20 persona janë arrestuar në Itali, Gjermani dhe Shqipëri.

Guardia di Finanza e Trentos ka finalizuar urdhër-arrestet gjatë orëve të paradites të kësaj të hëne në bashkëpunim me policinë gjermane në rajonin e Bavarisë.

Grupet operonin në Italinë Veriore dhe në rajonin e Bavarisë në Gjermani.

Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit operacion, më herët janë prangosur edhe 10 persona të tjerë.

Policia italiane publikuar edhe emrat dhe fotot e shqiptarëve të arrestuar. Mes tyre është edhe një femër. Të arrestuarit janë shtetasit Vaskë Xherahu, Hamit Bushi, Arben Lleshi, Odeon Proko, Blerina Çela dhe Qerim Lumi.

Hetimet për grupet filluan në Janar të vitit 2016 pas sekuestrimit të një sasie prej 93 kilogramësh kokainë në kufirin mes Italisë dhe Austrisë.

Hetimet për grupet u shtrinë edhe në shtete si Gjermani, Belgjikë, Shqipëri dhe Mal të Zi

Banda llogaritet që ka trafikuar në total 120 kg drogë, marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro. Ndërkohë që janë sekuestruar 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi mijëra euro cash./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU