Çfarë është ajo që na bën baballarë? Që të kemi një vajzë apo një fëmijë? Ose më mirë t’i rrisim, t’i edukojmë, t’i shoqërojmë ata hap pas hapi në jetën e tyre? Këto janë pyetje të vështira, sidomos këto ditë në Britani, përpara ngjarjes së Richard Mason, gruas së tij Kate dhe tre djemve të tyre: një histori që gazetat e kanë cilësuar si një “një tragjedi greke” ose edhe si “tradhti e dimensioneve biblike”, njofton Javanews.
Ai është një biznesmen milioner 55 vjeçar, i cili u diagnostikua me fibrozë cistike dy vjet më parë dhe mjekët shpjegojnë se gjendja e tij përfshin të qenit steril nga lindja. Që do të thotë se këta tre djem të lindur nga gruaja e tij, një i ri që tani është 23 vjeç dhe dy binjakë të cilët janë 19 vjeç, nuk mund të jenë në asnjë mënyrë fëmijët e tij të natyrshëm.
Richard ballafaqohet me gruan, prej të cilës ai u divorcua në vitin 2008 dhe ajo rrëfeu tradhëtitë e përsëritura. Në vitet ’90 ajo kishte një marrëdhënie me një burrë tjetër që kishte vazhduar për vite: ky është babai i panjohur i djemve. “Në një çast kam kuptuar se nuk kam me të vërtetë fëmijë,” tha Mason për Mail të dielën, shkruan Javanews.
Mason paditi ish-gruan për mashtrim, duke i kërkuar asaj të kthejë 4 milionët që ai kishte dhuruar si rezultat i divorcit. Por ajo është zotuar të paguajë 250 mijë paund (pothuajse 300 mijë euro) që në këmbim të mbajë sekret identitetin e të dashurit të saj: që ndoshta edhe ai nuk e dinte të ishte babai i tre djemve./Javanews/