Tortë me banane dhe çokollatë

Përbërësit për tortën:

400 g sheqer

245 g miell

75 g kakao

1 lugë e gjysmë e mesme pluhur për pjekje

1 lugë e gjysmë e mesme sodë buke

Pak kripë

2 vezë

2 banane të shtypura

240 ml ujë i ngrohtë

120 ml qumësht

120 ml vaj luledielli

1 lugë e gjysmë e mesme ekstrakt vanilje

Për kremin:

227 g çokollatë e prerë në copa të vogla

180 ml hopla

15 g gjalpë

Përgaditja:

1. Nxejeni furrën në 180 shkallë C. Në një enë të madhe përzijeni sheqerin, miellin, kakon, pluhurin për pjekje, sodën dhe kripën. Largoni anash.

2. Në një enë tjetër të madhe, përzijini vezët, bananet e shtypura, ujin, qumështin, vajin dhe ekstraktin e vaniljes. Hidhni produktet e lëngshme tek ato të thatat dhe përzieni deri sa të jetë kombinuar gjithçka.

3. Hidheni këtë brum (mund t’ju duket pak i lëngshëm por ashtu duhet të jetë) në një enë për pjekje të lyer me gjalpë dhe miell ose me letër për pjekje. Piqeni për 35- 40 minuta.

4. Nxejeni hoplën dhe gjalpën në një tenxhere deri sa të fillojë të vlojë. Hidheni mbi çokollatë dhe përzjeni deri sa të shkrihet komplet.

5. Kur të ftohen të dyjat dhe të vijnë në një temperaturë dhome, hidheni kremin mbi tortë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU