Torta më e shpejtë në botë, që nuk ka nevojë as për sobën

  • 450 g biskota të bluara,– 250 g arra të bluara,– 1,5 kg banane,– 4 të verdhët të vezëve,– 250 g sheqer pluhur,– 250 g gjalpë,– 100 g çokollatë për zierje,– 3 dl ajkë të ëmbël,– 3 dl lëng portokalli,– Lëng të një limoni

Gatimi:

Biskotat e bluara qitni në lëng portokalli dhe përzieni mirë. Veçantë tundeni gjalpin, sheqerin pluhur dhe të verdhët e vezëve.

Shtoni biskotat e njomura, arrat e bluara dhe përzieni derisa të fitohet përzierja kompakte.

Përzierjen e përgatitur ndajeni në dy pjesë.

Në kallëpin për torta të mbështjellë me folie shpërndani gjysmën e petës së biskotave.

Bananet spërkatni me lëng limoni dhe rendisni sipër petës. Në pjesën tjetër të petës nga biskotat shtoni çokollatën e shkrirë dhe përzieni mirë.

Pastaj shpërndajeni sipër bananeve dhe rrafshojeni. Ajkën e ëmbël tundeni në shllag të dendur dhe lyeni tortën.

Tortën e gatshme lëreni në frigorifer për t’u forcuar, pastaj nxirreni nga kallëpi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU