Topi i Artë, dalin emrat e pesë kandidatëve të parë

Leo Messi, fitues i vitit 2015

Kanë dalë emrat e pesë kandidatëve të parë për Topin e Artë 2016, i cili këtë vit kthehet në origjinë, duke u dhënë vetëm nga France Football, pas gjashtë vjetësh bashkëpunim me FIFA-n. Do të jenë gjithsej 30 kandidatë dhe emrat e sapodalë janë thjesht për shkak të rendit alfabetik, nga germa A te C.
Pesë kandidatët janë Sergio Aguero (Manchester City), Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund), Gareth Bale (Real Madrid), Gianluigi Buffon (Juventus) e Cristiano Ronaldo (Real Madrid).
Fituesi i trofeut do të bëhet i ditur më 13 dhjetor.
d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU