Tjetër ngjarje e rëndë, mbytet 30-vjeçari në Shëngjin

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhet shqiptare.

Në orën 09:45 të ditës së hënë, në afërsi të portit Shëngjin, tek vendi i quajtur “Skalierat”, është gjetur një person i mbytur.

Trupi i pajetë i shtetasit me iniciale M.I., rreth 30 vjeç, banues në Elbasan, u gjet në det.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU