Tiranë/ Tenton t’i japë fund jetës, i riu vetëplagoset me thikë

Një 33 vjeçar ka tentuar vetëvrasjen në Tiranë, në banesën e tij pranë rrugës “Petrit Radovicka”.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. 33 vjeçari ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës.

Familjarët e kanë gjetur të gjakosur dhe e kanë çuar menjëherë në spital. I riu aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në rrugën “Petrit Radovicka”, në banesë, është vetëplagosur me një mjet prerës, shtetasi A. R., vjeç 33, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim”, raporton policia./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU