Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit “Dinamo”, dyshohet për 1 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak çaste më parë tek stadiumin “Dinamo”, ndërsa nga të dhënat e para raportohet për një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali”, ndërsa një person ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht theksohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e motiveve.  Sipas të dhënave të para, i plagosur ka mbetur një shtetas rreth 30-vjeç. Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe në rrugët e kryeqytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit/ave si përgjegjës për ngjarjen. I riu është transportuar në Spitalin e Traumës dhe po mbahet nën kontrollin e bluzave të bardha

 

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU