Tiranë/ Shkrumbohet apartamenti ku jetonin 3 vajza, nuk ka të lënduar

Një banesë në Tiranë është përfshirë nga flakët. Apartamenti i ndodhur në katin e dytë të një pallati në zonën e Unazës së Re mori flakë rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa mësohet se në apartament banonin me qira tre vajza.

Ato kanë njoftuar menjëherë policinë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Për efekt sigurie janë evakuuar banorët, ndërsa shumë prej tyre dolën jashtë shtëpive të përfshirë nga frika dhe paniku për përhapjen masive të flakëve raporton Expres. Por fatmirësisht kjo ngjarje kaloi pa asnjë person të lënduar.

Nga hetimet e para, dyshohet që flakët të kenë shpërthyer pas një defekti sistemin elektrik në banesë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU