Tiranë/ Policia prangos dy superfalsifikatorë letërnjoftimesh

Policia e Tiranes ne bashkepunim me nProkurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kane vene ne pranga dy persona per falsifikim leternjoftimesh, ndesa kane shpallur ne kerkim nje tjeter. Ne pranga te policie ka rene  Gëzim Tafaj, 48 vjeç, i dënuar më parë për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe  Kujtim Osmanaj, 51 vjeç,  te dy banues në Tiranë.

Njoftimi i policise

Tiranë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Permeso”.

Operacion nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me metoda speciale të hetimit.

Në pranga 2 shtetas për fallsifikim letërnjoftimesh.

Një tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohen automjet, njësi kompjuteri, lap top, solucione kimike, 4 aparate celularë, passaport, karta identiteti, dokumente në formën e porosive dhe master card.

Sektori për Krimin ekonomik dhe financiar, pranë D.V.P. Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në kuadër të operacionit policor “Permeso”, arrestuan shtetasit :

– Gëzim Tafaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

– Kujtim Osmanaj, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer, pasi në sajë të një hetimi disa mujor, me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e jashtëligjshme që këta shtetas ushtronin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Zef Kolombo”, në mjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin Gëzim Tafaj dhe pasagjer shtetasin Kujtim Osmanaj, janë gjetur letërnjoftime të dyshuara të fallsifikuara. Në vijimësi është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Tafaj, ku përsëri janë gjendur letërnjoftime të tilla.

Janë sekuestruar në total, në cilësinë e provës materiale ( gjatë kontrollit të ushtruar në mjet dhe banesë) :

– 2 njësi kompjuteri të markës IP

– 1 lap top i markës IP

– solucione dhe kimikate të ndryshme

– 2 passaporta italiane

– 2 passaporta shqiptare

– 1 kartë shëndeti italiane

– 18 fotografi për dokumenta

– 1 pajisje e plastifikimit të dokumentave

– dokumente të ndryshme në llojin e porosive

– letër me element sigurie për bërjen e dokumentave të falsifikuara

– 2 karta identiteti italiane të plotësuara.

– 10 karta identiteti italiane të pa plotësuara.

– 3 karta identiteti shqiptare të plotësuara.

– 2 master card.

– 2 karta plastike ( me mbishkrim Oyster dhe Vantaggi ).

– passaport me emër shtetasi shqiptar e lëshuar më datë 24.02.2011.

– automjet tip “Mercedez Benz”.

– 4 aparate celularë të markave të ndryshme.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit O.S. ( për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera ).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave”, “Prodhim i mjeteve për fallsifikim dokumentash”, “Fallsifikim iletërnjoftimeve, i pasaportave apo vizave”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga nenet 186, 192,189/2 dhe 298/2 të Kodit Penal.

ma.ME

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU