Tiranë/ Policia liron personin e marrë peng në sy të fëmijës

Ka zgjatur vetëm pak orë pengmarrja e shtetasit Ylber Kera, i cili u mor forcërisht nga 3 persona pranë shkollës “Bajram Curri”, gjatë paradites së sotme.

Policia mundi të lokalizojë Kerën në një lokal në zonën e rugës “Siri Kodra”, në Tiranë.

Ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndaj 36-vjeçarit mësohet se nuk ishte ushtruar dhunë.

Policia ka shoqëruar personat që ndodheshin në lokal, ndërkohë nuk ende të dhëna për identitetet e personave që e morën peng.

Dyshohet se ai mund të jetë marrë nga disa kushërinj të tij për arsye të mos kthimit të një borxhi.

***

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorëve të pngmarrjes ndërkohë që dyshohet se ata janë lokalizuar në zonën e Paskuqanit në një lokal. Sipas burimeve, policia po kryen kontrolle në këtë zonë dhe së bashku me FNSH dhe RENEAN po negociojnë me autorët për të liruar pengun.

***

Një 36-vjeçar është marrë peng në Tiranë dhe gjithë skena e dhunshme ka ndodhur në sy të fëmijës së tij të mitur 8-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” në kryeqytet ku shtetasi Ylber Kera, po ecte në trotuar me djalin e tij të mitur.

Në një moment të caktuar, ai është konfliktuar me 3 persona që udhëtonin në një mjet tip Benz, dhe pasi kanë debatuar, ai është marrë me forcë nga personat në fjalë.

Më pas këta shtetas janë larguar në drejtim të paditur me automjetin e tyre, duke marrë me vete 36-vjeçarin Ylber Kera.

Nuk dihet se ku mund të jenë drejtuar këta shtetas, ndërkohë policia raporton se ka ngritur pika kontrolli.

E gjithë dinamika e ngjarjes është treguar para oficerëve të policisë nga djali i mitur, i cili pa të gjithë skenën se si u mor me dhunë babai i tij.

Nuk ka ende të dhëna për identitetin e autorëve ndërkohë policia po punon në disa pista për motivet e pengmarrjes.

Sipas burimeve, dy pista kryesore janë ajo e një konflikti banal të çastit, si dhe mundësia që personi i marrë peng të mos ketë shlyer një borxh ndaj autorëve. Gjthsesi zyrtarisht nuk jepen të dhëna nga uniformat blu.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 09.01.2016, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, një shtetas me iniciale Y. K, duke ecur me fëmijën e tij të mitur, është konfliktuar me disa persona të cilet ishin duke udhetuar me nje mjet tip Benz.
Sipas deklarimeve të fëmijës në Polici, dyshohet se i ati pasi ka debatuar me këta shtetas është marre me dhunë forcërisht në makinë dhe janë larguar.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e personave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU