Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një person, në kërkim dy autorët

Një person ka mbetur i plagosur gjatë orëve të mbrëmjes në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Kinostudios. Autorë të krimit janë dy persona të identifikuar tashmë nga policia.
Ngjarja
Më datë 20.03.2017, rreth orës 20:20, në zonën e njohur si Kinostudio, dy shtetas ende të pa identifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në krah shtetasin E. D., i cili u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU