Tiranë/ Mjeti në flakë, nuk ka të lënduar

Një automjet ëhstë ëprfshirë nga flakët në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Qafë-kasharit teksa mjeti ishte në lëvizje në momentet e rënies së flakëve.

Personat që udhëtonin në mjet kanë arritur të dalin me shpejtësi pa pësuar lëndime.

Paraprakisht bëhet me dije se shkak i rënies së zjarrit është bërë një defekt teknik në paketën elektronike të mjetit.

Në vendngjarje u nisën mjetet e shërbimit zjarrfikës ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU