Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në zonën e Tufinës, ndërsa i plagosur ka mbetur 21-vjeçari me inicialet D. Xh.
Bëhet me dije se 21- vjeçari është plagosur në dorë dhe në këmbë. Ai është dërguar në QSUT për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e kësaj ngjarje./dw/a.k