• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tiranë – Elbasan, 5 vjet për të shtruar 13 kilometra rrugë

by A R
05/09/2018 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rruga Tiranë – Elbasan do të hyjë në rekordet e historisë së ndërtimit të rrugëve në Shqipëri, si segmenti që ka marrë kohën më të gjatë për të përfunduar. Në 5 vitet e fundit, 13 kilometrat nga rrethrrotullimi i TEG deri në hyrje të tunelit të Elbasanit nuk janë shtruar ende. Me këto ritme i bie që të jenë ndërtuar 1.8 kilometra në vit.”, shkruan Klan.

Punimet për të ndërtuar rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin filluan në vitin 2011, ndërsa tuneli i Kërrabës dhe segmenti nga tuneli për në hyrje të qytetit të Elbasanit ishin gati në pranverë të 2013-s.

13 kilometrat nga Tuneli në drejtim të Tiranës kane mbetur për 5 vjet një kantier i hapur.

“Për katër muaj përfundon viti 2018-të, por pamja që kemi parë përditë në kantierin në afërsi të fshatit Ibë, që ka hapur firma që po kryen punimet për Tiranë-Elbasan, është e njëjtë. Kamionët dhe makineritë që po punojnë për shtrimin e rrugës mund të numërohen me gishtat e dorës.”

Punimet vazhdojnë të zvarriten për arsye të ndryshme, njëherë për shkak të rrëshqitjeve, njëherë se nuk kishte studim gjeologjik, e pas mbylljes së projektit ishte problem i gjetjes së parave, shkruan Klan.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë në një përgjigje për televizionin Klan se arsyeja kryesore se përse kilometrat e fundit kanë mbetur pa u shtruar është mungesa e fondeve.

Një javë më parë qeveria miratoi një kredi të dhënë nga OPEC me vlerë 16 milion dollarë, e cila do të shërbejë për mbylljen përfundimtare të të gjithë segmentit. Mospasjen e financimit të duhur për rrugën, Autoriteti Rrugor Shqiptar ia ve drejtimit të vjetër i cili në vitin 2016-të kërkoi shumën reale që duhej me vlerë 57 milion dollarë te OPEC, ndërsa në ministrinë e Financave, si autoritet përgjegjës për marrjen e kredisë, e bëri për një fond me vlerë 35 milion euro.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës, kësti i fundit i OPEC do të bëhet efektiv brenda Shtatorit dhe rruga pritet të mbyllet brenda vitit.

Afati i përfundimeve është shtyrë disa herë dhe deri sot, fatura e 32 kilometrave autostradë që lidh Tiranën me Elbasanin, ka kapur vlerën e 450 milionë Dollarëve.

Next Post

Ana e fshehur e votës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In