Tiranë/ Banesa e efektivit të Reneas shkrumbohet nga zjarri

Një banesë dy katëshe është shkrumbuar krejtësisht nga flakët mbrëmjen e së shtunës në zonën e Don Boskos. Banesa është në pronësi të një efektivi të RENEAS i cili nuk ka qënë në shtëpi mbrëmjen e djeshme pasi ndodhej në Shkodër në kërkim të autorit të vrasjes së dy vëllezërve.

Burime për Shqiptarja.com nga familja e tij bëjnë me dije se ende nuk e dinë nëse zjarri është vënë qëllimisht për shkak të detyrës së kryefamiljarit por shtojnë se në banesë nuk ka patur asnjë bombul gazi apo shkëndijë eletrike që të shkaktojë gjithë zjarrin.

“Shtëpia është shkrumbuar totalisht, nusja ime ka mbetur në rrugë jemi traumatizuar, ka qënë vetëm me foshnjën në banesë dhe janë tmerruar s’dimë gjë se si ndodhi”-thotë e ëma e efektivit të RENEAS pranë redaksisë së Shqiptarja.com

Nga ky zjarr fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz por dëmet janë masive pavarësisht faktit se zjarrfikëset kanë mbërritur në vendgjarje.Mësohet gjithashstu se për shkak të këtij zjarri ka mbetur pa energji edhe zona përreth banesës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU